Trikoskopi

Trikoskopi 2_opt
[dt_fancy_title title=”Trikoskopia” title_size=”h3″]

Trikoskopia është një metodë e ekzaminimi qe perdoret per vlerësimin dhe diagnostikimin e sëmundjeve të flokëve dhe kokës. Në trikoskopi flokët dhe strukturat e kokës mund të vizualizohet në shumëfish-zmadhim. Aktualisht zmadhimet që variojnë nga 10-fish në 70-fish janë më të njohura në hulumtimin dhe praktikën klinike. Kjo është një teknikë jo-invazive, që mund të kryhet me një dermatoskop ose me një sistem dixhital të video-dermatoskopisë. Metoda lejon identifikimin e shpejtë të anomalive të flokëve dhe boshteve pa nevojën e marrjes së mostrave të flokëve për vlerësimin ex vivo, gjegjësisht mikroskopin elektronik optik ose skanues. Kjo metode është gjithashtu një mjet i dobishëm në diagnozën diferenciale të sëmundjeve të zakonshme të flokëve, të tilla si alopecia androgenike ose alopecia areata difuzive.
Strukturat të cilat mund të vizualizohen me anë të trikoskopisë përfshijnë boshtet e flokëve, hapjen e folikulit të flokëve, epidermën perifolikulare.Trikoskopia mund të dallojë nëse hapat e folikulit të flokëve janë normale, bosh, fibrotike ose që përmbajnë materiale biologjike. Ne patologjite qe i shkaktohen flokeve dhe skalpit te kokes, shpesh shfaqen disa shenja ne formen e pikave. Keto pika mund te jene me ngjyre te zeze, te bardhe, te kuqe dhe gri. Pas ekzaminimit me trikoskop, mjeku dermatolog ben percaktimin e llojit te patologjise dhe diagnostifikimit te saj.