Trajtim i akneve

Text placeholder (4)

Trajtimi i akneve

Akne është një semundje kronike, inflamatore e lëkurës, e karakterizuar nga lëkurë me luspa të kuqe, puçra me kokë të zezë ose të bardhë, papula kokëgjilpërë, papula të mëdha dhe nganjehere lene edhe cikatrice, Zonat e shfaqjes se akneve zakonisht jane në fytyrë, shpatulla, qafë, gjoks, dhe krahët e sipërme Përveç cikatrices, efektet kryesore të saj janë psikologjike, të tilla si nënvlerësim i vetes, stres dhe në raste shumë ekstreme, depresion .
Në adoleshencë, aknet zakonisht shkaktohen nga një rritje e androgeneve të tillë si testosterone, gjatë pubertetit, pavarësisht nga gjinia. Aknet më shpesh prekin zonat e lëkurës me një numër më të madh të gjëndrave të yndyrës. Këto zona përfshijnë fytyrën, pjesën e sipërme të gjoksit dhe kurrizin.
Aknea e rëndë është inflamatore, por aknet mund të manifestohen edhe në forma joinflamatore.
Një sërë faktorësh shkaktojnë puçrra fytyre, por shkaku kryesor konsiderohet të jetë një rritje në nivelet e androgjenit. Androgeni është një lloj hormoni, nivelet e të cilave rriten kur fillon adoleshenca. Nivelet e larta të androgjenit bejne te mundur që gjëndrat e vajit nën lëkurë të rriten. Zgjerimi i gjëndrës prodhon më shumë sebum. Sebumi i tepërt mund të prishë muret qelizore, duke shkaktuar rritje te baktereve. Aknia ndodh më së shpeshti gjatë adoleshencës dhe afërsisht preken 80-90% e të rinjve. Për shumicën e njerëzve, akniet zvogëlohen me kalimin e kohës dhe tentojnë të zhduken. Në moshën 25 vjeç aknet nuk janë më, megjithatë, nuk ka mënyrë për të parashikuar se sa kohë duhet që të zhduken tërësisht dhe disa individë do ta kenë këtë gjëndje deri në të tridhjetat, dyzetat e tyre, dhe më tej.
Pervec faktorit hormonal, akne mund te shfaqet edhe nga disa faktor te tjere. Shkaktare te tjere mund te jene faktoret gjenetik, stresi, perdorimi pa kriter i disa produkteve kozmetike, menstruacionet, perdorimi i medikamenteve me permbajtje lithiumi dhe androgjeni etj.
Ekzistojne shumë trajtime të ndryshme per permiresimin apo zhdukjen e akneve. Mund të ndihmojë ushqimi me pak karbohidrate. Protokollet mjekesore per trajtimin e akneve, sugjerojne medikamente me permbajtje: peroksid benzoil, antibiotikët, retinoid, etj. Gjithashtu ekzistojne dhe shume trajtime te formave te tjera invazive apo mini-invazive qe ndihmojne ne eliminim e akneve apo shenjave qe lene ato.
Ne kliniken “Brend” trajtimit te akneve i kushtohet nje rendesi shume e madhe, duke perdorur te gjitha format e trajtimeve, te percaktuara nga protokollet shkencor, te individualizuara apo te kombinuara ne varesi te llojit te akneve.