Peeling

Peeling
[dt_fancy_title title=”Peeling” title_size=”h3″ el_width=”60″]

Lekura me kalimin e viteve bëhet më e hollë dhe më pak elastike si rezultat i ndryshimeve të fibrave të kolagjenit dhe të elastinës, indi lidhës bëhet më i dobët duke dobësuar kështu dhe tonusin e lëkurës.

Rol te rendesishem ne plakjen e lekures krijimin e rrudhave luajne si faktoret e brendshem (gjenet, semundje te ndryshme ne organizem qe pasqyrohen ne lekure) dhe faktoret e jashtem demtues (ndotja, duhanpirja, rrezatimi ne diell, ndryshimet e temperaturave etj).

Kujdesi per nje lekure te shendetshme dhe parandalimi i rrudhave eshte kompleks, lidhet qofte me stilin e jetes, me produktet e procedurat e vecanta specifike dermato-estetike te detajuara per cdo stine e grupmoshe. Nje nga procedurat me te njohura ne bote qe ne kohen e Egjiptit te lashte eshte procedura peeling kimik qe aplikohet gjate periudhes se dimrit.

Peeling kimik është një procedurë që përdoret për të pakësuar dhe eliminuar rrudhat e sipërfaqshme rreth syve, gojës dhe në tërësi të lëkurës së fytyrës, trajton njollat dhe hiperpigmentimet në lëkurë, lëkurën e plakur dhe në pamje të lodhur, shenjat e lehta dhe të mesme të akneve nëpërmjet aplikimit të solucioneve kryesisht acide dhe eliminimit të shtresave sipërfaqësore të lëkurës dhe stimulimit të lëkurës së re.

Lëkura e re është më e lëmuar, më e butë, e shndritshme, me më pak rrudha dhe më pak ndryshime në ngjyrë. Procedura peeling kimik mund të shkaktojë me pas perkohesisht një skuqje dhe deskuamim, e ngjashme me djegien nga dielli që zgjat zakonisht disa ditë deri në disa javë, në varësi të përqendrimit dhe llojit të substancës peeling. Rekomandohet te konsumohen sasi te medha uji , dhe kremra hidratues me faktor mbrojtes.

Peeling kimik