Filler

Filler
[dt_fancy_title title=”Filler” title_size=”h3″ el_width=”80″]

Mbushësit e lëkurës, ndonjëherë të quajtura mbushës të indeve të buta, janë substanca që injektohen nën sipërfaqen e lëkurës për të shtuar vëllimin dhe plotësinë. Filler ose mbushësit e lëkurës janë ndër procedurat më të njohura estetike sepse ato sjellin rezultate të menjëhershme, shumë pak rreziqe dhe pak kohë shërimi (rekuperimi). Zonat e zakonshme për të injektuar filler janë në fytyrë, qafë dhe duar, duke rezultuar në një pamje më të plotë, më të qetë dhe më rinore. Filler eshte nje procedure mini-invazive e cila ofron një pamje delikate për të përmbushur nevojat tuaja estetike.
Filleri aplikohet me një shiringë në zona të ndryshme në fytyrë dhe kokë, duke përfshirë ato rreth syve, përgjatë nofullës, rreth buzëve dhe në ballë.Gjithashtu filler aplikohet edhe kur ka plagë dhe perkeqesime në lëkurë që rezultojnë nga puçrra, lëndime ose papërsosmëritë e lindura. Numri, vendi dhe thellësia e injeksioneve varen kryesisht nga lloji i mbushësve të lëkurës, të përdorur dhe rezultatet e dëshiruara. Mesatarisht fillersat me acid hyaluronic kane nje kohe-zgjatje mesatare nga 6 deri ne 12 muaj.