Dermatoskopi

Dermatoskopi 1_opt
[dt_fancy_title title=”Dermatoskopi” title_size=”h3″]

Dermatoskopia është ekzaminimi i lezioneve të lëkurës me një pajisje te quajtur ‘dermatoskop’. Ky instrument është i dobishëm për dermatologët në dallimin dhe percaktimin e mirë te dëmtimeve malinje (kanceroze) te lekures, sidomos në diagnozën e melanomës. Faza e hershme e melanomës malinje është e vështirë të identifikohet me sy te lire. Futja e dermoskopisë, e quajtur edhe mikroskopi epiluminescencës (ELM), ka hapur një dimension të ri në ekzaminimin e lezioneve të lëkurës te pigmentuar dhe veçanërisht në identifikimin e fazës së hershme të melanomës lëkurore. Dermoskopia është një metodë jo invasive që lejon vlerësimin in vivo të ngjyrave dhe mikrostrukturave të epidermës, kryqëzimit dermo-epidermal dhe dermis papillare që nuk janë të dukshme në sy të lirë. Këto struktura lidhen veçanërisht me karakteristikat histologjike.
Me mjekët që janë ekspertë në fushën specifike të dermoskopisë, saktësia diagnostike për melanoma është dukshëm më e mirë se për ata dermatologë që nuk kanë ndonjë trajnim të specializuar në dermatoskopi. Pervec identifikimit te melanomes qe ne fazat e hershme dermatoskopia luan nje rol shume te rendesishem dhe ne ekzaminimin e shume patologjive te tjera si:

[dt_vc_list]

  • karcinomat
  • dermatofibromat
  • angiomat
  • keratosis seborrohic
  • lytha
  • infeksionet fungale
  • alopecia areata

[/dt_vc_list]