CoolSculpting

Coolsculpting

Coolsculpting

Sipas shoqatës amerikane FDA, CoolSculpting konsiderohet mënyra më efektive dhe më e përshtatshme për eleminimin e yndryrnave apo shtresave dhjamore, duke i kursyer njerëzit nga ndërhyrjet kirurgjikale invazive tek të cilat koha e rikuperimit apo precizoni nuk ofrojnë garanci.
Kjo metodë është e testuar klinikisht dhe nuk shkakton efekte negative. Fillimisht pacienti diskuton me mjekun mbi zonën që ai/ajo dëshiron të trajtoi dhe më pas aparatura e CoolSculpting do të targetojë qelizat yndyrore për ti eleminuar. Gjatë trajtimit ju nuk do të ndjeni aspak dhimbje, madje gjatë kësaj kohe mund të lexoni një libër apo të dëgjoni muzik. Kosnideroheni si një trajtim relaksues.
Por cfarë ofron CoolSculpting?
CoolSculpting ju jep mundësine e korigjimit të formave trupore, kjo aparaturë mund të përdoret në zona të ndryshme të trupit dhe në seanca të përcaktuara. Mjeku juaj do tju ndihmoj në krijimin e një plani individual trajtimi posacërisht për fizikun tuaj.

 

coolsculping1

A E DINI CILI ËSHTË NDRYSHIMI MIDIS REDUKTIMIT TË DHJAMIT DHE RËNIES NGA PESHA?

Sot shumica e njerëzve kanë një preceptim të gabuar përsa i përket reduktimit dhjamor dhe rënies nga pesha. Duhet të kuptoni se kur biem nga pesha qelizat yndyrore zvogëlohen në madhësi ndërsa numri i tyre mbetet i njëjtë. Dhe në momentin që ne shtojmë në peshë edhe qelizat yndyrore do të fillojnë te zmadhojnë përmasat e tyre. Ndërkohë në rastin e CoolSculpting kjo procedurë redukton numrin e qelizave yndyrore në zonat e trajtuara, cka nënkupton se qelizat yndyrore e kanë të pamundur rritjen e përmasave duke qënë se ato zhduken nga keto zona.