Botoks

botoks
[dt_fancy_title title=”Botoks” title_size=”h3″ el_width=”80″]

Botox është përdorur mjekësisht për trajtimin e kushteve të caktuara muskulare, dhe kozmetikisht për të hequr rrudhat duke paralizuar përkohësisht muskujt. Është bërë nga një neurotoksin i quajtur toksina botulinum që prodhohet nga bakteri Clostridium botulinum.
Botoxi redukton rrudhat e fytyrës në ballin tuaj, në mes të syve të tu, dhe në zonat delikate rreth syve. Injektimi i botoxit frenon kontraktimin e muskujve të fytyres të cilët shkaktojnë rrudha gjatë levizjeve te fytyres.
Këto rrudha janë më të shprehura kur qeshim,pra në këndet e syve, kur rrudhim vetullat, pra ndërmjet vetullave, kur ngremë vetullat lart, pra rrudhat që shfaqen në ballë. Pas injektimit të botoxit lekura tendoset dhe merr pamje rinore.Botoksi perdoret edhe ne rastet kur pacientet vuajne nga migrena duke lehtesuar dhimbjen e kokes.Para cdo procedure me botox informohet pacienti mbi trajtimin kohezgjatjen dhe pergatitjen para dhe pas trajtimit se cfare duhet te beje.

Botox është trajtimi më popullor jo-kirurgjikal, me më shumë se 6 milionë trajtime që administrohen çdo vit.
Botox është një neurotoksin që rrjedh nga Clostridium botulinum, një organizëm i gjetur në mjedisin natyror ku është kryesisht joaktiv dhe jo-toksik.
Njerëzit gjithashtu përdorin Botox për të trajtuar djersitjen e tepruar, migrenen, çrregullime muskulare, dhe disa çrregullime të fshikëzës dhe zorrëve.

Injektimi i botoksit per eleminim e rrudhave